Bota

Tentoi të kalonte kontrabandë 100 mijë maska me vlerë 2,6 milionë paund, arrestohet shoferi i kamionit në Marok

4 Mars 2020, 11:53 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte kontrabandë 100 mijë maska me vlerë 2,6

MAROK– “Lufta” për maskat kirurgjikale është bërë e fortë në këtë kohë të vështirë ku e gjithë bota pothuajse është prekur nga koronavirusi.

Së fundmi mediat britanike kanë arrestuar një shofer kamioni nga Britania është arrestuar në Marok, për shkak se tentoi të kontrabandonte 100.000 maska me vlerë 2.6 milionë paund.

Shoferi është kapur në një port pranë qytetit maroken Tangier, ndërkohë që kishte planifikuar t’i dërgonte maskat në Britaninë e Madhe. Nga vlerësimet mësohet se maska të tilla mund t’i shiste rreth 26 ose 30 paund secilën, duke qenë se vendi është në krizë nga koronavirusi kinez.

Ndërkohë prej ditës së djeshme kur ai është arrestaur, ndodhet ende nën mbikëqyrjen e policisë.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2.200 mijë të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

Burimi:  Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 100 mije maska 2.6 milionë paundë arrestohet shoferi i kamionit koronavirusi ne britani marok 100 mije maska 2.6 milionë paundë arrestohet shoferi i kamionit koronavirusi ne britani marok

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...