Aktualitet

Helmimi në Fier/ Ministria e Shëndetësisë: 42 nxënës po marrin mjekim në spital, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit

4 Mars 2020, 12:51 Nga DOSJA
Helmimi në Fier/ Ministria e Shëndetësisë: 42

Tiranë- Ministria e Shëndetësisë, për helmimin masiv që ndodhi sot në shkollën  “Janaq Kilica” në Fier, ka njoftuar se në spital janë 42 nxënës që po marrin trajtim mjekësor dhe sipas saj gjendja e tyre është stabilizuar. Ministrja njofton se nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier.

Reagimi: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit.
Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme. Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor.

Një helmim masiv është përsëritur sot në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit. Mbi 30 nxënës janë dërguar me shenja të rënda helmimi në spital, pasi janë ndjerë keq gjatë orëve të mësimit. Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku  u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmim masiv ne fier ministria e shendetesise helmim masiv ne fier ministria e shendetesise

Sondazh

Poll