Aktualitet

Operatorët e “Teleperformance”, kërkojnë rritje rrogash, sindikata Solidariteti dorëzon peticionin e firmosur

4 Mars 2020, 10:25 Nga DOSJA
Operatorët e “Teleperformance”, kërkojnë rritje

TIRANË– Sindikata Solidaritet ka dorëzuar një ditë më parë një dosje peticioni me firmat e mbledhura nga operatorët e kompanisë “Teleperformanca”, të cilët kërkojnë rritje rroge. Në një reagim zyrtar, Sindikata shprehet se operatorët, më e pakta që meritojnë është një rritje modeste e pagës.

Dje është dorëzuar dosja e peticionit me kërkesat dhe me qindra firma të mbledhura nga operatorët e njërës prej kompanive më të mëdha në Durrës. Një rritje modeste e rrogës është më e pakta që meritojnë operatorët të cilët japin një nga kontributet më domethënëse në zhvillimin e kompanive përkatëse. Bashkohuni në Solidaritet!”- thuhet në reagim.

Sektori i Call Center në Shqipëri është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Të dhënat e INSTAT për vitin 2017 janë se deri në këtë periudhë mbi 25 mijë shqiptarë punojnë në Call Center. Operatorët e call-centerave të ndryshëm kanë dalë edhe në protesta për rritje pagash apo për përmirësim të kushteve të punës. Një gjë e tillë ndodhi edhe në në verën e vitit të kaluar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet punonjesit e call centerit ne proteste sindikata solidariteti teleperformance punonjesit e call centerit ne proteste sindikata solidariteti teleperformance

Sondazh

Poll