Bota

Tronditet SHBA, 24 të vdekur nga tornadoja në Tenesi dhe Nashville

4 Mars 2020, 08:37 Nga DOSJA
Tronditet SHBA, 24 të vdekur nga tornadoja në Tenesi dhe Nashville

SHBA– Nashville, një qytet juglindor amerikan është goditur fuqishëm mëngjesin e djeshëm nga një tornado e fortë. Në Nashville dhe në zonat përreth Tenesit, kanë humbur jetën të paktën 24 njerëz, si dhe ka pasur dëme të mëdha në banesa. Dy prej viktimave janë regjistruar në Nashville.

Tornadoja rrënoi shumë ndërtesa teksa përfshiu vendin me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit e shoqëruar nga rrufetë.

Menjëherë autoritetet lokale kanë marrë masa për gjendjen kaotike që krijoi tornadoja, duke hapur me urgjencë disa strehimore për të gjithë banorët e shtëpive të cilët ishin të detyruar të largoheshin.

Si shkak i tornados së fortë u shkatërrua gjithashtu një aeroport i vogël në perëndim të qytetit.

Burimi: abc 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 24 viktima nga tornado nashville shba tenesi 24 viktima nga tornado nashville shba tenesi

Sondazh

Poll