Bota

Pamjet dramatike/ Refugjatët sirianë të bllokuar në kufirin greko-turk

4 Mars 2020, 07:40 Nga DOSJA
Pamjet dramatike/ Refugjatët sirianë të bllokuar në kufirin

GREQI– Tensionet janë rritur ndjeshëm mes Greqisë dhe Turqisë sa i përket fatit të refugjatëve sirianë, numri i të cilëve është gjithmonë e në rritje në kufirin greko-turk .

Ndërkohë turqit kanë akuzuar grekët se janë fajtor për vdekjen e një refugjati sirianë, por nga ana tjetër grekët akuzojnë Turqinë se kanë kërcënuar me vetëdije sigurinë kombëtare të Athinës dhe në këtë mënyrë bënë me dije se çdo person që kalon kufirin do dënohet me burg.

Marina pritet të ankorojë në portin e Mytilene në orët e ardhshme për të marrë refugjatë dhe imigrantë të sapoardhur të 24 orëve të fundit, sipas burimeve të Autoritetit Portual.

Koha e mbërritjes së trageteve akoma nuk është bërë me dije, dhe sipas modelit të deritanishëm, grave dhe fëmijëve pritet t’u jepet përparësi.

Për momentin, nuk është përcaktuar nëse refugjatët do të transportohen apo do të qëndrojnë në Mytilene brenda kufirit. Në portin e Mytilenës ku gazetarëve iu është mohuar hyrja janë rreth 500 persona, nga të cilët rreth 130 mbërritën me varkë në 24 orët e fundit në Sykamnia dhe Eftalou.

Vendimi për të dërguar një traget në ishull në thelb vjen pas deklaratave të Ministrit të Emigracionit Noti Mitarakis, i cili bëri thirrje për “shkëputje të ishujve në tone të ulëta”.

“Ne jemi përballë një krize të madhe, nuk e di nëse është krahasuar me vitin 2015 por reagimi i qeverisë është shumë përcaktues.”- tha ministri në një deklaratë.

Ndërsa nga fotot e publikuara nga CNN.gr është parë situata e vështirë që po kalojnë të gjithë refugjatët në mes të të  ftohtit dhe me frikën se janë ende në qiell të hapur dhe të pasigurt për jetën e tyre dhe të fëmijëve. Shiko të gjitha fotot KËTU.

Burimi: cnn.gr 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni konflikti turqi-greqi kufiri greko-shqiptar konflikti turqi-greqi kufiri greko-shqiptar

Sondazh

Poll