Bota

Rriten shifrat në rang global/ 3200 viktima dhe 93,129 të infektuar nga koronavirusi, Irani liron përkohësisht 52 mijë të

4 Mars 2020, 08:20 Nga DOSJA
Rriten shifrat në rang global/ 3200 viktima dhe 93,129 të infektuar

KINË– Në mbarë globin numri i viktimave ka arritur në 3200, ndërsa të prekur nga  koronavirusi jamë regjistruar në rang global rreth  93, 129 njerëz, shifra mjaft alarmante këto që kanë panikosur botën mbarë.

Ndërkohë sipas të dhënave që ka publikuar çdo shtet që ka të infektuar dhe viktima, është mësuar se në rang global janë shëruar  50.681 persona nga  virusi COVID-19.

Por pavarësisht kësaj, në botë është parë një rritje e shpejtë dhe përhapje e menjëhershme e koronavirusit, duke çuar kështu në izolimin e shumë shteteve.

Jashtë territorit të Kinës, vendi i goditur më fort deri më tani është Koreja e Jugut dhe Irani. Sipas mediave të huaja në Korenë e Jugut deri tani janë raportuar mbi 5.300 raste dhe 32 vdekje. Ndërsa Irani si një ndër vendet e tjera i dyshuar se mund të kthehet në një vatër të përhapjes së koronavirusit, ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm ditën e djeshme, ku tha se do të lirojë përkohësisht mbi 54 mijë të burgosur në mënyrë që të shmangë përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë Europa është prekur masivisht nga ky virus vdekjeprurës, ku Italia ka regjistruar rastet më të shumta të të infektuarve, si dhe të viktimave, ku deri ditën e sotme raportohen 79 të vdekur në gjithë territorin e Italisë.

Burimi: worldometers

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll