Bota

Mbipopullimi në burgje, rrezik për përhapjen e koronavirusit, lirohen 54.000 të burgosur në Iran

3 Mars 2020, 17:00 Nga DOSJA
Mbipopullimi në burgje, rrezik për përhapjen e koronavirusit,

IRAN– Qeveria e Iranit ka lëshuar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur në përpjekje për të luftuar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit. Kjo pasi burgjet ishin të tejmbushura.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili u tha gazetarëve se të burgosurve u është dhënë leje për të dalë nga katër muret e qelisë vetëm pasi kanë rezultuar negativë nga testi i koronavirusit. 

Ndër të tjera Esmaili është shprehur se personat që janë dënuar me më shuëm se 5 vite burg, dhe që rrjedhimisht kanë kryer krime më të rënda, nuk do të lirohen.

“Të dënuar me më shumë se pesë vjet nuk do të lihen të lirë.”– ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë, Alireza Raisi ka thënë  se 77 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Iran, ndërsa 2.336 raste janë konfirmuar në vend.Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 52 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran irani liron te burgosurit koronavirusi ne iran iran irani liron te burgosurit koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll