Bota

Shënohet viktima e katërt në Francë/ Shkon 204 numri i të infektuarve

3 Mars 2020, 18:00 Nga DOSJA
Shënohet viktima e katërt në Francë/ Shkon 204 numri i

FRANCË-Sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit po rrit cdo ditë e më shumë numrin e viktimave dhe të infektuarve.

Sipas mediave të huaja në Francë numri i të vdekurëve ka arritur në 4 dhe numri i të infektuarve në 204. Qeveria vendase ka njoftuar se viktima e katërt ishte një i moshuar 92-vjeç në Qarkun Morbian. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se Presidenti Francez Emmanuel Macron ka nënshkruar një dekret që detyron të gjitha rezervat të prodhojnë maska mbrojtëse për fytyrën.

Maska do të shpërndahet tek profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit e infektuar me koronavirus, tha Macron në faqen e tij të internetit.

“Masa synon të garantojë sigurinë e popullatës duke treguar që shteti po merr përsipër përgjegjësitë e tij në administrimin e krizës”.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3115 viktima dhe afro 100 mijë njerëz janë infektuar në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar, por në 24 orët e fundit ka shënuar një ulje të rasteve të reja nga virusi. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus ne france coronavirus ne france

Sondazh

Poll