Bota

Kurti dhe Haradinaj bëhen bashkë pas përplasjeve për taksën, trokasin gotat në festën zyrtare (VD)

3 Mars 2020, 19:35 Nga DOSJA
Kurti dhe Haradinaj bëhen bashkë pas përplasjeve për

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti dhe paraardhësi i tij Ramush Haradinaj, janë bërë bashkë në një festë zyrtare ku edhe kanë trokitur gotat. Në pamjet e publikuara nga mediat kosovare, Kurti dhe Haradinaj shihen teksa bisedojnë me njëri-tjetrin me gota në duar.

Dyshja ishin të ftuar në festën që ka organizuar ambasada e Bullgarisë në Kosovë, me rastin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë, eveniment ky që i ka bërë bashkë pas përplasjeve që patën pas heqjes së taksës ndaj Serbisë nga ana e Kurtit.

Që me marrjen e pushtetit nga Kurti, Haradinaj i kërkoi që të mos e hiqte taksën sepse kjo gjë do të kishte pasoja për tregun Kosovar. Pas vendimit të marrë dhe publikuar nga Kurti, paraardhësi i tij e quajti Kurtin mashtrues dhe një person që u dorëzua para Serbisë.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ramush haradinaj albin kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll