Bota

Dyshohet se vrau prindërit në Prizren, arrestohet në Suedi djali i çiftit që u ekzekutuan brenda shtëpisë

3 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
Dyshohet se vrau prindërit në Prizren, arrestohet në Suedi djali

SUEDI- Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se është arrestuar djali i Suada e Durim Hadrit, çiftit të vrarë para pak kohësh në Prizren, pasi ai është akuzuar si i dyshuari kryesor në vrasjen e prindërve të tij.

Në njoftimin e prokurorisë, bëhet me dije se shtetasi me iniciale A.H është arrestuar në Suedi. Po ashtu Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

Durim Hadri dhe Suada Hadri janë çifti nga Prizreni që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre më 22 Janar. Ata kishin ardhur nga Suedia dy ditë para se të vriteshin për të kaluar pushimet në Kosovë. Ata u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Sipas policisë, afër trupave të tyre ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet djali i ciftit hadri ne suedi durim hadri suada hadri vritet çifti ne prizren arrestohet djali i ciftit hadri ne suedi durim hadri suada hadri vritet çifti ne prizren

Sondazh

Poll