Bota

Tensionet në kufirin greko-turk/ Presidenti i BE: Të respektohen të drejtat ndërkombëtare dhe të njeriut

3 Mars 2020, 15:28 Nga DOSJA
Tensionet në kufirin greko-turk/ Presidenti i BE: Të respektohen

TURQI- Presidenti i BE, Charles Michel deklaroi se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, teksa ishte i pranishëm në konferencën që po zhvillohet në kufirin greko-turk për situatën e emigrantëve pasi Turqia hapi kufijtë. Në fjalën e tij, Michel tha se kufijtë grekë janë kufij të Evropës.

Michel u shpreh se është e rëndësishme që evropianët të mbrojnë kufijtë tanë dhe të tregojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

”Kufijtë Grekë janë kufijtë tanë evropianë. Prania jonë dërgon një mesazh të fortë. Ne i besojmë qeverisë Greke dhe kryeministrit të Greqisë. Edhe nëse detyra është shumë e vështirë, është e rëndësishme që evropianët të mbrojnë kufijtë tanë dhe të tregojnë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Presidenti i BE, Charles Michel.

Situata në kufirin greko-turk është tensionuar ditët e fundit, pasi Grequia kërkon të mbyllë kufijtë për emigrantët që vijnë nga Turqia. Sipas autoriteteve greke janë rreth 4000 persona që kanë tentuar  të kalojnë kufirin për të hyrë në tokën greke. Nga rregullat e forta të autoriteteve greke, policët vendas janë përplasur ashpër me mijëra migrantë në kufirin greko-turk në Pazarkule.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charles michel tensionet ne kufirin greko-turk charles michel tensionet ne kufirin greko-turk

Sondazh

Poll