Sport

“Nuk jam unë më i miri”, Guardiola zgjedh trajnerin e tij të preferuar

3 Mars 2020, 17:22 Nga DOSJA
“Nuk jam unë më i miri”, Guardiola zgjedh trajnerin e tij

Pep Guardiola mendon se titulli më i vështirë është i pari dhe për këtë ai thekson se trajneri më i mirë i Manchester City nuk është ai, por Roberto Mancini.

Skuadra e “Qytetarëve” ka filluar ndryshimet që para 10 viteve. Mancini ishte ai i cili nisi “epokën e re” në këtë klub ku u investua jashtëzakonisht shumë në një dekadë.

“Ngritja e klubit ka filluar një dekadë më parë dhe shumë njerëz kanë punuar në këtë klub. Rezultati më i rëndësishëm ishte Premier League (titulli) gjatë kohës që Mancini ishte në stol. Ai ndryshoi mentalitetin e klubit”, është shprehur Pep.

“Titulli i parë është gjithmonë më i vështiri. Mancini dhe stafi i tij e meritonin atë trofe”, ka shtuar katalanasi, i cili e ka thënë edhe më parë se e admiron trajnerin aktual të Italisë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city guardiola trajneri city guardiola trajneri

Sondazh

Poll