Aktualitet

U shënjestrua nga PD-ja, Sadushi: Nuk jam unë zyrtari i lartë i dosjes “Mezhgorani”, takimin ta sqarojë Prokuroria

3 Mars 2020, 19:41 Nga DOSJA
U shënjestrua nga PD-ja, Sadushi: Nuk jam unë zyrtari i lartë i

TIRANË– Gjyqtari Sokol Sadushi, i cili u shënjestrua nga Partia Demokratike si zyrtari i lartë që ka mbetur i pazbuluar nga Porkuroia në lidhje me dosjen “Mezhgorani”, është shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë. Në një reagim zyrtar për mediat, Sadushi shprehet se PD-ja po vë në dyshim integritetin e tij moral dhe se me botuesin Henri Çili prej shumë kohësh nuk ka pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje gjyqësore penale.

Sadushi shkruan gjithashtu se nëse ky takim është realizuar vërtet dhe nëse ka pasur një premtim për favore të paligjshme, konkretisht në lirimin e dy vëllezërve Aliko që janë në burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, këtë gjë duhet ta sqarojë Prokuroria. 

“Duke marrë shkas nga përmendja e emrit tim në deklarime politike të bëra këto ditë nëpërmjet medias, ndihem i obliguar të informoj opinionin publik dhe mediatik se:     
Çdo pyetje retorike e shtruar këto ditë, nëpërmjet deklarimeve politike, mediatike dhe që vë në dyshim integritetin moral e profesional, duket se ka për qëllim të dëmtojë personalitetin tim, pikërisht në këtë moment që lidhet me procedurën e nisur për kandidimin si gjyqtar i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë. Deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se, me Z. Henri Çili prej shumë kohësh nuk kam pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në ambiente publike apo private, për asnjë çështje, përfshirë ato që implikojnë personalitetin tim dhe, për më tepër, që lidhen me çështje gjyqësore penale. Çdo deklarim i bërë ndaj personit tim mbi këtë ngjarje nuk përputhet me të vërtetën, sikurse jam i bindur se do të rezultojë në përfundim të procesit penal. Në rrethana të tilla, kur çështja dukshëm është me interes publik, sugjeroj se nëse është i vërtetë fakti mbi takimin e realizuar me “një funksionar të lartë të drejtësisë“, do të ishte me vend që organi i prokurorisë të sqarojë opinionin publik mbi detajet e këtij takimi. Informimi i opinionit publik i shërben, gjithashtu, ruajtjes dhe forcimit të autoritetit të pushtetit gjyqësor dhe forcon klimën e besimit në organet që ushtrojnë ndjekjen penale,“- sqaron Sadushi. 

Partia Demokratike ka shigjetuar gjyqtarin Sokol Sadushi si zyrtarin e lartë që është përfshirë në dosjen “Mezhgorani”, i cili kishte premtuar favore të paligjshme, konkretisht në lirimin e dy vëllezërve Aliko që janë në burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Në një reagim zyrtar, PD-ja shkruan se meqë Ardian Dvorani nuk është zyrtari i lartë, emri i të cilit nuk zbulohet as nga policia dhe as nga Prokuroria, atëherë Sokol Sadushi duhet të japë sqarime për pozicionin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “mezhgorani“ partia demokratike sokol sadushi “mezhgorani“ partia demokratike sokol sadushi

Sondazh

Poll