Qëndronin pa leje në zonën SHENGEN, riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu
3 Mars 2020, 15:21Nga DOSJA
TIRANË– 49 Shqiptarë mes tyre familje me fëmijë janë riatdhesuar në vendin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 44 prej tyre ndodheshin në Francë, ndërsa pesë të tjerët në Luskemburg. Shqiptarëve të riatdhesuar u është refuzuar kërkesa për azil dhe kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Për këtë arsye forcat e policisë Francë në bashkëpunim me ato të Belgjikës, Holandës dhe të Shqipërisë kanë marrë masat për riatdhesimin e shqiptarëve.
Njoftimi i policisë Rinas: Operacioni i radhës i riatdhesimit Francë + FRONTEX, me eskortë shqiptare. Riatdhesohen 49 shtetas, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili. Vijojnë çdo javë operacionet për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil apo që kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN. Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca. Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI- Dy shqiptarë, njëri nga Kosova, përkatësisht 33 e 35 vjeç, janë arrestuar në Colli al Metauro, në Itali, pasi akuzohen për shitje kokaine.(functio...
AUSTRALI– Gjykata e Adelaides në Australi ka dënuar me 20 vite burg shqiptarin Petrit Lekaj, i cili vrau të bijën me thikë. 49-vjeçari vrau vajzën e tij ...
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestron e mjetit të blinduar tip “B...
ITALI– Si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, në Itali janë pezulluar një sërë shërbimesh. Ndër to përfshihet edhe lëshimi i lejeve të qëndrimit për emigrant...
BERAT- Një grup nismëtar propozon riemërtimin e bashkisë Ura Vajgurore pas qytetit ilir të Dimalit, një aset i trashëgimisë të zonës, rijetëzimi i të cilit mun...
DURRËS– Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se për vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të APD, mësohet se shkak për kë...
Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24
TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...
VLORË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin e ri Vlorës-Skelë. Mësohet se një drejtues motori ka goditur një person, i cili po kalon...
Tiranë-Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar se deri tani në vendin tonë janë testuar 36 persona për koronavirus...