Aktualitet

Kokainë të fshehur në çorape/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, si u pikasën nga policia dy të rinjtë pasi u afruan pra

3 Mars 2020, 15:12 Nga DOSJA
Kokainë të fshehur në çorape/ Arrestohen dy shqiptarë

ITALI- Dy shqiptarë, njëri nga Kosova, përkatësisht 33 e 35 vjeç, janë arrestuar në Colli al Metauro, në Itali, pasi akuzohen për shitje kokaine.

Sipas raportimit të medieve italiane, karabinierët, gjatë një shërbimi vëzhgimi nga larg të një lokali, pikasën dy të rinj që u afruan me një furgon Fiorino. Pasi kontaktuan me të riun shqiptar, ata hipën sërish në furgon, njëri duke mbajtur në dorë një facoletë të palosur. Ndërhyrja e karabinierëve dhe kontrolli i furgonit zbuloi kokainën brenda facoletës, veprim, i cili bëri që më pas t’i drejtoheshin lokalit dhe të bllokonin shqiptarin. Atij iu gjetën 700 euro dhe një dozë kokaine.

Nga kontrolli në lokal u zbulua një çorape që kishte brenda një pako të mbështjellë, brenda saj rreth 50 gram kokainë dhe materiale konfeksionimi. Në banesën e të riut shqiptar u gjetën e sekuestruan 7150 euro.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare ne itali itali shitje kokaine arrestohen dy shqiptare ne itali itali shitje kokaine

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...