Aktualitet

20 vite në “lupën” e Interpolit/ Vrasësi i priftit nga Puka gjeti strehim në Angli si refugjat nga Kosova, ‘kleçka’

3 Mars 2020, 16:08 Nga DOSJA
20 vite në “lupën” e Interpolit/ Vrasësi i priftit

BRITANI E MADHE- Lekë Prendi, 39-vjeçari i dënuar me 21 burg për një vrasje të kryer në vitin 2000, do të ekstradohet më në fund drejt Shqipërisë.

Shqiptari është dënuar në mungesë me burg, pasi 20 vite më parë më 10 prill ai është dënuar për vrasjen e priftit Gjovalin Prendit gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës.

Por si u gjend në Britani të Madhe i riu nga Shqipëria?

Lekë Prendi shkoi në Angli duke pretenduar se ishte një refugjat lufte nga Kosova me emrin Aleks Kola, të cilin ai e përdor ende deri në momentin e arrestimit në korrik të vitit 2013.

Policia zbuloi se gjurmët e gishtërinjve të tij ishin të ngjashme me një njeri që kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli për grabitjen e autobusit me 22 klerikë në Kukës që rezultoi në vrasjen e një personi.

Në vitin 2014, një gjyqtar në Gjykatën e Westminsterit dha “dritën jeshile” që ai mund të ekstradohej, por në qershor të 2015 fitoi të drejtën nga Gjykata e Lartë për të bllokuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shqiptari përfitoi lirinë pasi paraqiti në Gjykatë provat se personi që kërkohej nga Interpoli ishte 167 cm i gjatë, ndërsa ai ishte plot 178 cm. Ndër të tjera ai shtoi dhe faktin se personi i kërkuar nga drejtësia shqiptare nuk ngjante fare me të.

Por liria e tij nuk zgjati shumë pasi vitin e kaluar autoritetet shqiptare kërkuan sërish ekstradimin e tij pasi dërguan në Britani më shumë prova, të cilat vërtetonin se Aleks Kola ishte shqiptari i shumëkërkuar.

Autoritetet shqiptare dërguan gjurmët e gishtërinjve që i siguruan edhe nga homologët italianë, dhe më në fund Prendi pranoi se ai ishte i shumëkërkuari dhe për shumë kohë kishte përdorur edhe pseudonimin Nikolin Pacini.

Pas një seance të dytë për ekstradimin e tij në Westminster, gjykatësi Tan Ikram vendosi që Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishin i njëjti person dhe se ai duhej të ekstradohet në Shqipëri.

Kjo çështje ekstradimi ka mbërritur në zyrën e ministres së Brendshme Priti Patel, e cila duhet të hedhë firmën mbi dokumentin final të ekstradimit. Megjithatë Lekë Prendi mund të apelojë sërish vendimin e Westminsterit në Gjykatën e Lartë.

Vrasja në Kukës

Mësohet se vrasja e ndodhur 20 vite më parë ka ndodhur pa dashje. Gjatë grabitjes së autobusit me klerikë, Leka padashje ka qëlluar mbi priftin duke e lënë të vdekur në vend. Nga Gjykata ai u dënua për “vrasje pa dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leke prendi vrasja e gjovalin prendit leke prendi vrasja e gjovalin prendit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...