Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Jemi dakord për financimin miks të partive

3 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Jemi dakord për financimin miks të

Tiranë- Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore ka deklaruar pas mbledhjes se çështja e financimit të partive do të kërkojë kohë, por sipas tij, parimi është që jemi dakord për financimin miks.

“Që në hapat e parë kemi bërë disa propozime, që janë mbështetur nga ndërkombëtarët, për të ulur tavanin e shpenzimeve në fushatë. Çështja është sesa kontribute do të ketë nga shteti dhe sa nga privati, për këtë po marrim mendimin e ekspertëve.  Duam të gjejmë një balancë mes kontributit privat dhe shtetëror”,  u shpreh Damian Gjiknuri.

Partia Demokratike ka propozuar sot në Këshillim Politik disa propozime për financimin e partive politike. Sipas draftit të PD, burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore.

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Katër anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore damian gjiiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll