Politike

Konferenca e kryeprokurorit/ Presidenca: Prokuroria nuk veproi ndaj ministres Gjonaj, mbi të rëndojnë 4 akuza

3 Mars 2020, 09:59 Nga DOSJA
Konferenca e kryeprokurorit/ Presidenca: Prokuroria nuk veproi ndaj ministres

TIRANË- Presidenca ka reaguar, në lidhje me fjalën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në konferencën mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, e cila u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Zëdhënësi, i presidentit, Tedi Blushi shkruan se: Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat!

POSTIMI I PLOTË I TEDI BLUSHIT: 

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi” deklaroi se Vettingun e kanë kaluar më shumë prokurorë sesa gjyqtarë.

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problemi në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e institucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thellë për të ecur përpara drejtësia.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj sfidat e prokurorisë së përgjithshme tedi blushi etilda gjonaj sfidat e prokurorisë së përgjithshme tedi blushi

Sondazh

Poll