Politike

Borchardt: Krijimi i SPAK një arritje e madhe, drejtësia sot përballet me sfida të mëdha

3 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Borchardt: Krijimi i SPAK një arritje e madhe, drejtësia sot

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka marrë pjesë sot në konferecnën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme”, ku ka thënë se sfidat për drejtësinë në Shqipëri janë të mëdha. Në fjalën e tij, Borchardt u shpreh se institucionet e reja janë një arritje e madhe dhe duhet parë puna e tyre tani.

Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së. Duke parë largimet që janë bërë deri tani për të hequr të këqijat e sistemit të vjetër, ku është sistem për Shqipërinë dhe kjo tregon që krijimi i institucioneve të reja, prokurori i përgjithshëm do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm, SPAK është një arritje e madhe. Disa procedura janë në përgjegjësi të prokurorisë së përgjithshme. Sfidat janë të shumta, do të vijojë mbështetja jonë. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë” -ishte kjo një pjesë nga fjala e ambasadorit të BE.

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bernd borchardt drejtesia ne shqiperi sfidat e prokurorisë së përgjithshme bernd borchardt drejtesia ne shqiperi sfidat e prokurorisë së përgjithshme

Sondazh

Poll