Politike

PD propozim për financimin e partive: Para nga privatët jo më shumë se 50% e të gjithë buxhetit

3 Mars 2020, 08:39 Nga DOSJA
PD propozim për financimin e partive: Para nga privatët jo më

TIRANË- Partia Demokratike ka propozuar në Këshillim Politik disa propozime për financimin e partive politike (Lexo këtu). Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se sipas draftit të PD, burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore.

Po ashtu në draft shtohet se fonde do të cilësohen të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit. PD në propozimet e saj shkruan se një tjetër mënyrë financimi janë dhuratat në vlerë monetare, natyrë ose shërbime të dhëna, sipas nenit 13 të këtij ligji; kreditë e marra nga partitë politike sipas ligjit.

Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzime të bëra nga ose në emër të një partie politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e saj, ose nga një kandidat i pavarur, për të promovuar një parti, kandidatët e saj ose një kandidat të pavarur në zgjedhje, ose përpjekjen për të dëmtuar perspektivën e një partie tjetër, kandidatëve të partisë tjetër ose një kandidati të pavarur. Periudha e raportimit financiar të fushatës” është periudha shtatë muaj para datës së zgjedhjeve. Periudha e fushatës zgjedhore” është periudha nga 30 ditë para datës së zgjedhjeve deri 24 orë para datës së zgjedhjeve.”, thuhet në draft.

Në draft bëhet me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, sipas rregullave të këtij ligji. Po ashtu në draft thuhet se gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme. Por u ndalohet dhe mbajnë përgjegjësi penale në rast se ofrojnë ose japin të holla, të mira materiale, premtojnë për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë.

Në një njoftim për mediat PD bën me dije se ligji për financimin e partive ka 5 risi

1. Reduktim drastik i financimit privat të partive në zgjedhje dhe rritje e financimit publik. Financimi privat nuk duhet të jetë më i madh se 50 % i masës së financimit, të cilin subjektet e kanë përfituar nga buxheti i shtetit. 2. Kufizime më të forta mbi donacionet që vijnë nga privatët. Nuk lejohet të dhurojnë ata që kanë përfituar nga kontratat shtetërore 4 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Personat apo kompanitë që dhurojnë për kandidatët dhe partitë në zgjedhje përjashtohen për 4 vjet nga përfitimi i kontratave shtetërore mbi 10 milionë lekë.

3. Kontroll i ndërsjelltë i shpenzimeve financiare të partive në zgjedhje nga partitë rivale. 4. Verifikim direkt nga ekspertët e partive të transaksioneve financiare në bankat e nivelit të dytë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. 5. Pavlefshmëri e mandatit dhe përfundim i parakohshëm i mandatit nga KQZ-ja për të zgjedhurin ose subjektin zgjedhor, kur shkelja e dispozitave për financimin e partive politike përbën vepër penale.

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike financimi i partive konsensusi i paleve per zgjedhoren propozimet e pd per zgjedhoren financimi i partive konsensusi i paleve per zgjedhoren propozimet e pd per zgjedhoren

Sondazh

Poll