Politike

Ministrja Gjonaj: Vettingun e kanë kaluar më shumë prokurorë sesa gjyqtarë, vlerësoj punën e grave në prokurori

3 Mars 2020, 09:07 Nga DOSJA
Ministrja Gjonaj: Vettingun e kanë kaluar më shumë prokurorë

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në konferencën “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”  deklaroi se Vettingun e kanë kaluar më shumë prokurorë sesa gjyqtarë.

“Reforma në Drejtësi para së gjithash është ndryshimi i qasjes së sjelljes së prokurorëve dhe gjytarëve. Vettingu është proces i vështirë, por shumë jetik për drejtësinë. Tani kemi më shumë prokurorë sesa gjyqtarë të konfrimuar në detyrë. Dëshiroj të vlerësoj rolin e grave dhe vajzave që punojnë në Prokurori, ato përballen me mentalitetin e vjetër të shqiptarëve. Kam qenë që në këtë sistem të ketë sa më shumë gra. Dua t’ju siguroj për mbështetjen time si ministre por edhe si qeveri për t’ju mbështetur në punën tuaj.”, u shpreh ajo.

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj sfidat e prokurorisë së përgjithshme etilda gjonaj sfidat e prokurorisë së përgjithshme

Sondazh

Poll