Politike

Yuri Kim deklaratë të fortë: Korrupsioni problemi kryesor për Shqipërinë, po pengon investimet

3 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA
Yuri Kim deklaratë të fortë: Korrupsioni problemi kryesor

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në konferencën “Sfidat e Prokurorisë”, ku theksin e ka vënë tek Reforma në Drejtësi. Sipas Kim, duhet që publikut t’i kthehet besimi tek publiku dhe të hetohet korrupsioni, pasi po lë pas Shqipërinë në integrimin e saj. Po ashtu Kim ka bërë thirrje dhe për prokurorët dhe gjyqtarët të mos lejojnë të fjatorët të shpëtojnë nga burgu.

“Reforma në drejtësi ka sjëllë ndryshime të rëndësishme sa i takon sistemit në prokurori. Është koha të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri dhe suksesin e këtyre reformave. Ka disa individë të cilët kanë qenë të gatshëm ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë.

Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre individëve dhe kruajon që keni marrë përsipër këto detyra. Zyra e prokurorisë, do përmend SPAK që do ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është një zgjedhje, por një kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit. Kjo po ndalon Shqipërinë të jetë aq e mirë sa mund të jetë apo një thithje për investime. Prokurori është shërbëtori i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Duhet të përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë”, tha ndër të tjera Yuri Kim.

Sot u zhvillua konferenca për sfidat e Prokurorisë. Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se problem në Shqipëri është korrupsioni dhe po pengon investimet. Nga ana tjetër Soreca u shpreh se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare. Ndërsa, krerët e instucioneve shqiptare theksuan se duhet një bashkëpunim më i thëllë për të ecur përpara drejtësia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike korrupsioni ne shqiperi sfidat e prokurorisë së përgjithshme yuri kim korrupsioni ne shqiperi sfidat e prokurorisë së përgjithshme yuri kim

Sondazh

Poll