Politike

Rekomandimi pozitiv nga KE, Yuri Kim: Shpresojmë një “Po” nga Bashkimi Evropian

2 Mars 2020, 21:26 Nga DOSJA
Rekomandimi pozitiv nga KE, Yuri Kim: Shpresojmë një “Po”

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar sot pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një reagim në mediat sociale, Kim shkruan se shpreson që Bashkimi Evropian t’i thotë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkohen – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”, zonja Kim në Twitter.

Komisioni Europian rekomandoi sot që të hapen negociatat me Shqipërinë. Në raportin e publikuar nga KE-ja thuhet se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe sugjeron hapjen e negociatave me Shqipërinë, vednim ky që sipas KE-së duhet të merret parasysh nga vendet e Bashkimit Europian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike progres raporti për shqipërinë rekomandimi pozitiv i ke yuri kim progres raporti për shqipërinë rekomandimi pozitiv i ke yuri kim

Sondazh

Poll