Politike

Meta falenderon shqiptarët për pjesëmarrjen në manifestim, Presidenti: Dje hodhëm hapin e parë për rivendosjen e sovranit

3 Mars 2020, 07:49 Nga DOSJA
Meta falenderon shqiptarët për pjesëmarrjen në manifestim,

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në manifestimin e djeshëm. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se dje u hodh hapi i parë për përmbushjen e misionit, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. “, shkruan Meta, teksa publikon një video nga fjalimi i djeshëm.

Presidenti Ilir Meta mblodhi dje mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta deklaroi se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll