Sport

“Air Albania” është kthyer në mallkim, ndaj Teutës, Partizani ndryshon stadiumin

2 Mars 2020, 15:54 Nga DOSJA
“Air Albania” është kthyer në mallkim, ndaj

TIRANË- Partizani do të përballet ndaj Teutës në datën 4 mars, për vazhdimin e kalendarit të Superiores. Kryeqytetasit do të kërkojnë kthesën pas asaj humbje të fundit në derbi, që të mbetet në garë për titullin kampion.

Pavarësisht humbjes së thellë ndaj Tiranës, loja e të kuqve ishte premtuese dhe pse luajtën me një lojtar më pak. Ndërkohë ndeshja e radhës ndaj Teutës do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 17:00. Skuadra e Partizanit e ka mallkim “Air Albanian”, pasi nuk e kanë marrë ende një fitore në shtëpinë e re.

Dy derbi të humbura, dështimi ndaj Kukësit dhe barazimin me Bylisin që shijoi si një humbje pas avantazhit 2-0, janë bilancet e të kuqve në stadiumin e ri.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania kategoria superiore partizani air albania kategoria superiore partizani

Sondazh

Poll