Sport

Futbollisti i Tiranës i kundërvihet Olsi Ramës: Ndaj i futëm pesë gola Partizanit

2 Mars 2020, 09:36 Nga DOSJA
Futbollisti i Tiranës i kundërvihet Olsi Ramës: Ndaj i futëm

TIRANË– Ironi dhe shumë thumbime  kishte  në studion e “Rubrika Sportive”, ku të ftuar ishin mbrojtësi i Tiranës, Doka dhe drejtori sportiv, Olsi Rama.

Në pjesën më të madhe të emisionit nuk ka pasur “konfliktim” në dhënien e mendimeve nga ana e tyre, por në një moment kanë ardhur ironitë mes njëri-tjetrit. Gazetari, Mneri, ka bërë një pyetje për lojtarin e Tiranës, “Gjithmonë trajneri thotë “Zoti, Zoti”. Po ju lojtarët si ndiheni, se ju luani?”.

Ndërkohë Doka ka gjetur përgjigjen mbi këtë pyetje, duke u shprehur: Ne bëjmë punën, Zoti na ndihmon. Pastaj po të shohësh edhe nga të gjitha ndeshjet që kemi fituar, 5 herë kemi fituar në minutat e fundit nëse nuk gaboj.

Në këtë moment, Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbimet duke ndërhyrë: “Po keni fituar 5 herë në fund duke i gjetur rivalët me 10 lojtarë, duket Zoti”.

Doka e ka mbyllur me një tjetër përgjigje, për të mbyllur debatin: Po kemi fituar 5 herë në fund dhe pastaj i futëm 5 gola Partizanit.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport doka olsi rama partizani doka olsi rama partizani

Sondazh

Poll