Sport

Talentet e Zidane “mbysin” Barcelonën, Reali është i pari i La Ligës!

1 Mars 2020, 21:58 Nga DOSJA
Talentet e Zidane “mbysin” Barcelonën, Reali është i

Real Madrid është lideri i ri i La Ligës! Skuadra e Zinedine Zidane sot fitoi 2-0 në klasiken spanjolle kundër Barcelonës.

70 minutat e para thuajse nuk sollën asgjë, me përjashtim të një rasti të mirë të sulmuesit Griezmann dhe një pritjeje spektakolare të gjermanit Ter Stegen. Pas kësaj, “Los Blancos” shënuan dy golat.

Në minutën e 71-të, Vinicius Junior shpërtheu nga krahu i majtë dhe gjeti rrugën e rrjetës i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtësit Gerard Pique. Ai festoi si Cristiano Ronaldo dhe… në stadium ishte vetë ai, CR7!

Barcelona u përpoq të shënonte golin e barazimit, por më kot. Mariano Diazit i mjaftuan vetëm pak sekonda për të shënuar edhe golin e dytë të takimit. Ishte një Real Madrid me zemër të madhe!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona la liga real madrid barcelona la liga real madrid

Sondazh

Poll