Politike

FOTO-Bashkëshorti president tregon ‘muskujt’ në shesh… ja ku ndodhet Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së e përhumbur

2 Mars 2020, 16:56 Nga DOSJA
FOTO-Bashkëshorti president tregon ‘muskujt’ në

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur e distancuar sot në manifestimin e presidentit Ilir Meta, njëherazi bashkëshorti i saj. Kryemadhi shihet teksa është e përhumbur në telefon, ndërkohë që shoqërohet nga Klajda Gjosha, Petrit Vasili, Dritan Kaba e Ylli Dylgjeri.

Ka nisur manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike manifestimi i metes monika kryemadhi manifestimi i metes monika kryemadhi

Sondazh

Poll