Politike

Manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës/ Ja kush janë dy “Besnikët” që do të shoqërojnë Lulzim Bashën në shesh

2 Mars 2020, 16:01 Nga DOSJA
Manifestimi në mbrojtje të Kushtetutës/ Ja kush janë dy

TIRANË– Pjesë e manifestimit të sotëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta do të jetë edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.

Një ditë më parë Basha e konfirmoi pjesëmarrjen e tij si qytetar i Shqipërisë dhe jo si një politikan.  Por kush do ta shoqërojë Bashën në sheshin “Dëshmorët e Kombit”?

Mësohet se kryedemokrati do të shoqërohet nga shkrimtari dhe ish-politikani Besnik Mustafaj gjithashtu edhe nga regjisori Besnik Bisha.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha thirrja e metës për 2 marsin ilir meta lulzim basha thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll