Politike

Rekomandimi pozitiv nga KE, Bushati: Topi është përsëri në fushën e vendeve anëtare të BE

2 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
Rekomandimi pozitiv nga KE, Bushati: Topi është përsëri

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan se KE konfirmoi për të tretën herë fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

Më tej në reagimin e tij, ish-ministri shton se topi është përsëri në fushën e Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për të zhbllokuar procesin e zgjerimit

Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe rezultateve të prekshme në fushat kryesore që lidhen me sundimin e së drejtës, Komisioni Europian konfirmoi për herë të 3-të (2018; 2019, 2020) fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Topi është përsëri në fushën e Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për të zhbllokuar procesin e zgjerimit. Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe zyrtarizimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim është hapi i duhur që siguron besueshmërinë e procesit të zgjerimit ????“, shkruan Bushati.

Komisioni Europian rekomandoi sot që të hapen negociatat me Shqipërinë. Në raportin e publikuar nga KE-ja thuhet se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe sugjeron hapjen e negociatave me Shqipërinë, vednim ky që sipas KE-së duhet të merret parasysh nga vendet e Bashkimit Europian.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati komisioni evropian progres raporti i ke-së ditmir bushati komisioni evropian progres raporti i ke-së

Sondazh

Poll