Aktualitet

“Mezhgorani”, gjykata e Përmetit jep masën e sigurisë për administratorin e UET

2 Mars 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Mezhgorani”, gjykata e Përmetit jep masën e sigurisë

PËRMET- Gjykata e Përmetit ka dhënë sot maësn e sigurisë për Betim Shkupin, administratorin e UET. Sipas informacioneve mësohet se gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjykimi i administratorit të UET, u nga nga grupi me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”, pasi gjatë ditës djeshme gjyqtari i i çështjes, Dritan Hasani tha se kishte qenë shok fakulteti me Shkupin dhe kishte konflikt interesi.

Gjatë ditës së djeshme pas një seance maratonë që zgjati më shumë se nëntë orë, gjyqtari Dritan Hasani la në masën “detyrim paraqitje”, pronarin e Universiteti Europian të Tiranës, botuesin Henri Çili. “Detyrim paraqitje” u dha edhe për dhjetë persona të tjerë, mes tyre noterja Shpresa Gjoçaj dhe dy vajzat, Kristina Bashi dhe Kejsi Meço.

Dosja.al ka mësuar se 16 persona janë lënë në burg me vendim të Hasanit. Mes tyre është Amarildo Aliko, kushëriri i Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha. Ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokati i Çilit, Ilir Korbi dhe Besnik Fishta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet betim shkupi operacion mezhgorani pëllumb vehbiu betim shkupi operacion mezhgorani pëllumb vehbiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...