Qytetarët e Beratit i përgjigjen thirrjes së Metës, 1500 persona nisen drejt Tiranës (VD)
BERAT– Nga qyteti i Beratit qytetarë të thjeshtë, si dhe mbeshtetës të dy forcave politike PD-LSI janë organizuar për t’u nisur me mjete te vogla drejt Tiranës, aty ku edhe do të mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga PD do nisen rreth 300 qytetarë dhe rreth 60 automjete te vogla , nga LSI do të nisen reth 400 simpantizante të kësaj force, si dhe 300 qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit. Në rang qarku do të nisen rreth 1500 persona për të marrë pjesë në tubimin e sotëm. Kreu i PD dega Berat tha se është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, pasi sipas tij nuk po mbrojmë presidentin apo një krah politik, por të ardhmen e vendit.
“Sot është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, sepse nuk mbrojmë as presidentin, as një formë apo ngjyrë politike, por mbrojmë të ardhmen, të drejtat tona që kemi fituar për të jetuar dhe punuar dhe për të gëzuar në vendin tonë. Për të mos u kthyer më si dikur që merrnim leckat në krahë dhe largoheshim të gjithë nga Shqipëria, por me ëndërrën dhe shpresën për të ndërtuar më mirë të ardhmen këtu në vendin tonë”, u shpreh kryetari i degës së PD-së në Berat.
Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Në orën 17:00 manifestimi i organizuar nga Meta/ Shumë qytetarë nga rrethet nisen drejt Tiranës
Shqipëri– Qytetarët nga rrethet pritet të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestimin e sotëm të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mësohet se shum...
“Mezhgorani”/ Gjykata e Lartë: Dvorani s’ka patur kontakt me njeri, dosjet shqyrtohen sipas radhës
TIRANË– Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me dosjen “Mezhgorani” pjesë e të cilës është edhe Henri Çili. Në një reagim zyrtar, Gjykata e Lartë sh...
“Çmenduri, do thelloj studimet”, Çili flet pas daljes nga qelia, avokati: Kemi fituar betejën por jo luftën
TIRANË– Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjit...
Agim Kajmaku lëviz lirshëm/ Zbardhet urdhri i Drejtorit të Policisë së Tiranës për komisariatet, Jaupi: E turpshme nëse
Tiranë- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi i ka kërkuar komisariateve që të merren masa për kapjen e Agim Kajmakut, ish kryebashkiakut të Vorës, që ë...
‘Heroi’ shqiptar vazhdon të qëndrojë në karantinë/ Albi Albino tregon pse ndihmoi të moshuarit: S’e mora me frikë,
TIRANË- Albi Albino është shqiptari, i cili u bë i njohur, pasi u solidarizua me të moshuarit në karantinë që ishin prekur nga koronavirusi. Albino ka qënd...
Flet kunati i Henri Çilit, Ajdini: Vëllezërit Aliko i kam njohur në burg, më kërkuan avokat por Çili nuk ndërhyri. Ka fr
TIRANË– Gazmir (Enri) Ajdinaj, kunati i botuesit Henri Çili ka reaguar një ditë pasi ky i fundit u la nën masën “detyrim paraqitje” nga Gjykata e Pë...
Arrestohen kambistët tek “Dollari”, sekuestrohen 21 mln lekë, mijëra euro e dollarë
TIRANË– Shtatë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për aktivitete të dyshimta pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shërbim...
Naftëtarët e Ballshit i rikthehen protestës/ Kompania s’mban premtimin për rrogat, punonjësit: Ndihemi të zhgënjyer
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit u janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat që u premtoi kompania. Vetem 200 naftëtarë kanë marrë p...