Aktualitet

Hapet Katedralja Duomo në Milano, këshilltari i Lombardisë thirrje të moshuarve mbi 65-vjeç: Qëndroni në shtëpi, situata

2 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA
Hapet Katedralja Duomo në Milano, këshilltari i Lombardisë

ITALI– Koronavirusi ka shkaktuar mbi 3000 mijë viktima në mbarë botën ndërsa, Italia është shpallur edhe vatra e shpërthimit të koronavirusit në Europë. Megjithatë nga takimi me zyrtarët europianë qeveria italiane nuk i ka mbyllur kufijtë ashtu sikurse dhe Franca, por vendet publike, si shkolla, muze apo qendra ku mblidhen një numër i lartë njerëzish janë mbyllur përkohësisht.

Për këtë shkak Komisioni Europian ka planifikuar ngritjen e një grupi pune, për të koordinuar  emergjencën në vend teksa rreziku në Europë ka shkuar nga mesatar në shumë i lartë.

Ky lajm është bërë i ditur nga Presidentja e Komisionit Europian, Urusla Von Der Leyen.

E nga ana tjetër Italia po mundohet fort për të qetësuar e pasur nën kontroll emergjencën e epidemisë. Ndërsa  katedralja e famshme ‘Duomo’ në Milano është rihapur për të gjithë turistët, ku prenotimet e biletave bëhen vetëm online.

Duke qenë se viktimat e shënuara deri më tani janë mbi 60 vjeç, Këshilltari për Mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera u ka bërë apel të gjithë njerëzve të moshuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Është e vërtetë që 50 % e personave të infektuar me koronavirus e tejkalojnë sëmundjen pa probleme dhe se 40% nuk kanë asnjë problem serioz. Por ka një 10% të të infektuarve mbi moshën 65 vjeç që po trajtohen nga kujdesi intensiv në spitale. Kështu që unë i ftoj të gjithë të moshuarit të dalin nga shtëpia sa më pak të jetë e mundur, të paktën në dy-tre javët e ardhshme”.- ka thënë ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet europe koronavirusi ne itali europe koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:10

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hox...

Aktualitet 2 Mars 2020, 11:49

Tiranë– Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me ze...