Aktualitet

Dibra i përgjigjet thirrjes së Metës, qindra qytetarë nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestim

2 Mars 2020, 14:26 Nga DOSJA
Dibra i përgjigjet thirrjes së Metës, qindra qytetarë nisen

DIBËR- Qindra qytetarë nga qarku i Dibrës i janë bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës për manifestimin e sotëm në Tiranë. Gazetari Enver Doçi shprehet se janë rreth 150 mjete që janë nisur në Tiranë dhe do marrin pjesë në manifestim.

Po ashtu mësohet se qytetarët janë nisur me makina private dhe mikrobusë. Por shumë qytetarë janë nisur që mbrëmjen e djeshme, për t’i shpëtuar kontrolleve të shumta nga Policia në Maqellarë, Qafe Buall dhe në dalje të Burrelit. Policia në këto pika ka ngritur postblloqe që në orët e para të mëngjesit.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dibra i pergjigjet metes manifestimi i metes qytetaret ne manifestim tubimi ne 2 mars dibra i pergjigjet metes manifestimi i metes qytetaret ne manifestim tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:10

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hox...

Aktualitet 2 Mars 2020, 11:49

Tiranë– Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me ze...