Aktualitet

2 Mars 2020, 12:35 Nga DOSJA

TIRANË Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacionit Forca e Ligjit. Aurel Hoxhallari dhe Elidon Kotorri, të dy banues në Tiranës janë dy shënjestrat e radhës së OFL-së, të cilët Brenda 48 orëve duhet të deklarojnë burimin e të ardhurave të tyre.

Elidon Kotorri është autori i vrasjes së trefishtë , e cila ndodhi në vitin 2000 në zonën e Vasil Shantos. Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit, ku pasi kreu 20 vite burg përfitoi nga amnistia dhe sjellja e mirë në qeli. Në vitin 2000 në Vasil Shanto, Kotorri ekzekutoi Andi Hasanin, Sokol Alushin dhe Gazmend Zenelin si plagosi Grigor Stefanin. Masakra u konsiderua si hakmarrje ndaj Hasanit, i cili mendohet se në vitin 1998 vrau mikun e Kotorrit Elton Zajmin. Autori i kësaj masakre u dënua me burg të përjetshëm por avokatët e tij e dërguan çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Hetimet zbuluan se gjykimi nga pala shqiptare kishte problematika dhe shkelje ligjore dhe përfundimisht, Kotorri u dënua me 25 vite burg nga Strasburgu. Në gush të vitit 2019 doli i lirë. Mbi Kotorrin rëndojnë akuzat: “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Edhe Aurel Hoxhallari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2015 pasi dyshohej se ishte porositësi i vrasjes së Pajtim Serjanit, mikut të Emiljano Shullazit, në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Dy kushëronjtë akuzoheshin se kishin porositur Artur Bazen për të eliminuar Serjanin, por Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash. Hoxhallari njihet edhe si baroni i drogës në Spanjë. Ai është akuzuar edhe si organizatori i vrasjes makabre të Devi Kasmit. Hoxhalalri mendohet të ketë qenë personi që ka kontaktuar me ekzekutorin grek Eftimius Eftimius, i cili kishte qenë edhe pjesëtar i Forcave Speciale Greke. Mbi Hoxhallarin rëndonjnë akuzat: “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në njoftimin zyrtar të OFL-së, bëhet me dije se dy të fortëve u ka shkuar formulari më datë 31 janar të këtij viti, ndërkohë ende nuk dihet përgjigjia që Hoxhallari dhe Kotorri kanë kthyer. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren aurel hoxhallari elidon kotorri ofl ne terren ofl ne tirane anti-kçk-ja zbret në terren aurel hoxhallari elidon kotorri ofl ne terren ofl ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:10

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hox...

Aktualitet 2 Mars 2020, 11:49

Tiranë– Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me ze...