Aktualitet

“Jam me fat, asnjë ndërhyrje në emision për 7 vite”/ Gazetarja Mimoza Kociu lë televizonin për Inspektoriatin e Lartë

2 Mars 2020, 13:51 Nga DOSJA
“Jam me fat, asnjë ndërhyrje në emision për 7

TIRANË- Gazetarja Mimoza Kociu ka vendosur të shkëputet nga profesioni i gazetarisë, për të filluar një tjetër sfidë të re në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Kociu përmes një postimi në Facebook falenderon teleshikuesit, të cilët e kanë ndjekur për vite me radhë në ekran. Gazetarja Mimoza Kociu shkruan ndër të tjera: E konsideroj veten me shumë fat, që kam patur luksin të kem një program, pa asnjë lloj ndërhyrjeje në të 303 emisionet, përgjatë 7 viteve. U jam tejet mirënjohëse edhe për fisnikërinë për të mirëkuptuar këtë zgjedhje timen!

POSTIMI I PLOTË I GAZETARES MIMOZA KOCIU:

FALENDERIME PARA NJË SFIDE TË RE

Kjo është Politika ime e fundit në ABC News. Kam vendosur të shkëputem nga gazetaria aktive e të pranoj një sfidë, që e kam provuar edhe në të kaluarën: komunikimin mediatik të një institucioni të pavarur, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë në këtë rast. Dua të falenderoj përzemërsisht cdo shikues të “Politika në ABC Neës“ në këto 7 vite, si për fjalët e mira, ashtu edhe për sugjerimet. Secili më ka imponuar më shumë përgjegjshmëri e ekuilibër në atë analizë të thelluar politike. Një falenderim i posacëm shkon për drejtuesit e ABC News, për komoditetin që më kanë ofruar në punën time, si të vjetrit ashtu edhe të rinjtë. E konsideroj veten me shumë fat, që kam patur luksin të kem një program, pa asnjë lloj ndërhyrjeje në të 303 emisionet, përgjatë 7 viteve. U jam tejet mirënjohëse edhe për fisnikërinë për të mirëkuptuar këtë zgjedhje timen! E fundit, por më të rëndësishmit, kolegët e ABC News. U jam falenderuese për cdo ditë (edhe ato të vështirat ? ) të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jeni thjesht fantastikë! Nuk i ngelet hatri askujt, nëse do vecoj montazhieren time heroinë, Ajkena Kapedani, që ka ndarë më mua cdo ditë të premte në këto 7 vjet, deri pas mesnate, vështirësitë pa fund, të një emisioni që finalizohej brenda një dite. #SfidëeRe#InjëjtiIntegritet.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazetarja le televizionin inspektoriati i larte i drejtesise mimoza koçiu gazetarja le televizionin inspektoriati i larte i drejtesise mimoza koçiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:10

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hox...

Aktualitet 2 Mars 2020, 11:49

Tiranë– Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me ze...