Aktualitet

Gjykata Penale kalon për gjykim dosjen ‘Astiri’, Balliu: Të marshojmë për të mbrojmë Kushtetutën

2 Mars 2020, 12:21 Nga DOSJA
Gjykata Penale kalon për gjykim dosjen ‘Astiri’, Balliu:

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen hetimore ndaj banorëve të “Unazës së Re” dhe ish-deputetit Klevis Balliu. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm. Jashtë ambienteve të Gjykatës, ish-deputeti Balliu e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës dhe iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në manifestimin që do të zhvillohet sot në 17:00 të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

“Fakti është ky, që aty ka një shkelje Kushtetute për të ndërtuar pallate dhe jo rrugë, sepse ajo është rruga më e gjerë në Shqipëri. Në të njëjtën zonë ku jepen leje për oligarkët prishen shtëpiat e qytetarëve. Nga sot, të marshojmë për të mbrojtur Kushtetutën për t’i bërë me dije qytetarët se ka ikur koha që zyrtarët që s’merrnin përsipër përgjegjësi do të përballen me drejtësinë”-tha Balliu në dalje të ambienteve të gjykatës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja astiri klevis balliu dosja astiri klevis balliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:35

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga e kaluara e frikshme e dy kokave të krimit, të cilëve më datë 31 janar u ka shkuar në shtëpi formulari i Operacioni...

Aktualitet 2 Mars 2020, 12:10

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka dhënë sot njoftimi zyrtar se më datë 31 janar të këtij viti ka trokitur në dyert e dy të fortëve të Tiranës, Aurel Hox...

Aktualitet 2 Mars 2020, 11:49

Tiranë– Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me ze...