Bota

“Po baltos Albinin”/ VV: Nuk na mbron Rama nga Haradinaj, na duhet qëndrim i përbashkët ndaj ‘armiqve’

1 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA
“Po baltos Albinin”/ VV: Nuk na mbron Rama nga Haradinaj, na duhet

KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e taksës, përmes të cilës sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zaimi në postimin e tij në Facebook, shprehet se nuk u duhet mbrojtja e Ramës nga Haradinaj, por një qëndrim i përbashkët ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës.

Neve nuk na duhet Rama të na mbrojë nga Ramushi. Kemi qenë vetë opozitë e demonizuar dhe e shtypur, dhe pjesë e ndryshimit që kemi dëshiruar është edhe sinqeriteti e hapja për bashkëpunim me opozitën, jo armiqësimi me të. Çfarë do të na ishte dashur e çfarë presim, jo nga personi, por nga çdo kryeministër i Shqipërisë, është bashkimi i qëndrimeve dhe strategjisë së Shqipërisë me Kosovën, sa i përket politikës ndërkombëtare. Nuk na duhet mbrojtje prej opozitës, na duhet qëndrim i përbashket ndaj vendeve e projekteve armiqësore ndaj shtetësisë së Kosovës. Këto vende e projekte kanë fituar hapësirë, pikërisht duke shfrytëzuar moskoordinimin e shqiptarëve dhe prirjen e tyre që të “fitojnë pikë” para superfuqive duke u treguar sa më “bashkëpunues” me fqinjin, shpesh duke shkelur mbi vëllain, qoftë ai në krahun tjetër të pushtetit, qoftë në krahun tjetër të kufirit”, shkruan Arbër Zaimi në facebook.

Rama me anë të disa postimeve në Twitter sulmoi sot Ramush Haradinajn, pasi u shpreh se ky i fundit ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit, pas vendimit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës njoftoi  se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arber zaimi edi rama hiqet taksa ndaj serbise ramush haradinaj arber zaimi edi rama hiqet taksa ndaj serbise ramush haradinaj

Sondazh

Poll