Sport

Kjo video i tregon të gjitha, Messi shfaqet duke çaluar para klasikes me Realin

1 Mars 2020, 18:20 Nga DOSJA
Kjo video i tregon të gjitha, Messi shfaqet duke çaluar para

Skuadra e Barcelonës sapo ka mbërritur në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen e sotme ndaj rivalit të përbetuar, Real Madrid. Gazeta “Marca” ka trembur tifozët katalanas me një lajm të fundit.

Në sajtin e së përditshme sportive spanjolle është publikuar një video ekskluzive, ku duket se Leo Messi sot nuk ndihet mirë. Ai në video duket qartë se po e tërhiqte njërën këmbë, duke çaluar teksa përshëndetej me tifozët.

Deri tani nuk ka ndonjë alarm nga klubi, por u kuptua se bëhet fjalë për këmbën që po shqetëson argjentinasin që në ndeshjen me Napolin në Champions League.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi real barcelona messi real

Sondazh

Poll