Sport

Tri fitore radhazi në Serie A, Napoli likuidon edhe Torinon!

29 Shkurt 2020, 21:57 Nga DOSJA
Tri fitore radhazi në Serie A, Napoli likuidon edhe Torinon!

Napoli nuk di të ndalet. Djemtë e trajnetit Gattuso sot morën fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mposhtur 2-1 Torinon.

Golat për Napolin i shënuan Manolas dhe Di Lorenzo. Mbrojtësi grek kërcen më lart se të gjithë dhe shënon me kokë, pas një krosimi perfekt të Insigne. Di Lorenzo përfitoi po ashtu nga një krosim perfekt, kësaj radhe nga Mertens. Belgu dha një harkim fenomenal dhe Di Lorenzo vrapoi në shtyllën e dytë, duke shënuar dhe duke kaluar Napolin në avantazh 2-0.

Torino e shënoi golin e saj në sekondat e fundit me Ederën, por pa ndikim në ndeshje, sepse në fund napolitanët morën tri pikët e plota.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport di lorenzo napoli serie a di lorenzo napoli serie a

Sondazh

Poll