Sport

Liga Italiane replikon me Marottën: E bëmë për interesin e përbashkët, Inter refuzoi të luante ditën e…

1 Mars 2020, 13:29 Nga DOSJA
Liga Italiane replikon me Marottën: E bëmë për interesin e

ITALI-Presidenti i Ligës Italiane të Futbollit, Paolo Dal Pino ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Marottës për falsifikim të kampionatit, duke theksuar se ka menduar për të mirën e përbashkët të Serisë A dhe jo të një apo dy klubeve të veçanta.

Ai ka shtuar se ka ofruar që sfida të luhej të hënën në mbrëmje me praninë e tifozëve, por kjo është refuzuar totalisht nga zikaltrit, ndaj ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet pa tifozë, për të mos dëmtuar imazhin e kampionatit Italian.

Marotta bën mirë të mos ankohet e hedhë akuza, por të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Unë ofrova që sfida të shtyhej për të hënën dhe të luhej me tifozë, por Interi refuzoi kategorikisht, ndaj më pas vendosëm shtyrjen e të gjithë takimeve. Unë nuk shikoj interesin e njërit apo tjetrit klub, por të Serisë A në total dhe luajtja e ndeshjeve pa tifozë, dëmton imazhin e kampionatit tonë. Në të tilla raste është e vështirë të gjesh dakordësim me të gjithë klubet”, deklaroi Dal Pino.

Më pas presidenti i Ligës shtoi se sfida mes Juventusit dhe Interit mund të luhet edhe më përpara se 13 maji, nëse të dy klubet nuk do t’u shkojnë deri në fund kompeticioneve europiane, por kjo mbetet për t’u parë javë pas jave.
Vendosëm për 13 majin si data e parë e lirë, nëse marrim rastin më të mirë që të dy klubet t’u shkojnë deri në fund kupave europiane. Megjithatë sfida mund të luhet edhe më herët, nëse dy skuadrat do të eliminohen dhe do të kenë mesjava të lira. Në Angli luajnë gjithmonë çdo tre ditë, për shkak të kupave të shumta dhe nuk ankohen asnjëherë’, u shpreh numri 1 i Ligës.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter paolo dal pino seria a inter paolo dal pino seria a

Sondazh

Poll