Sport

Prezantimi i trajnerit të ri shkon huq, Kukësi del me një deklaratë të dytë!

1 Mars 2020, 13:10 Nga DOSJA
Prezantimi i trajnerit të ri shkon huq, Kukësi del me një

KUKËS-Ditën e djeshme në një intervistë presidenti Safet Gjici deklaroi se trajneri i ri i Kukësit do të prezantohet gjatë pasdites së sotme. Gjithashtu vetë klubi verilindor në një postim në “Facebook” bëri me dije se sot në orën 16:00 do të mësohet emri i kreut të ri të stolit.

Megjithatë, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe Kukësi do të marrë akoma kohë për të vendosur rreth atij, që do drejtojë skuadrën në luftën për titullin kampion me Tiranën.
Vetë klubi në një njoftim të dytë ka raportuar se ditën e sotme nuk do të lançohet trajneri i ri, por skuadrën përkohësisht do e marrë ish-kapiteni i skuadrës, Rrahman Hallaçi, i cili do të jetë në krye të skuadrës në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e fundjavës me Vllazninë.

Klubi njofton se prezantimi do të bëhet në një moment të dytë. Në orët e fundit raportohet për një marrëveshje me Skënder Gegën, i cili mbetet ende kandidati kryesor edhe pas këtij hezitimi të Kukësit.

Njoftimi i klubit:
Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipi i kukësit safet gjici trajneri i ri i kukësit ekipi i kukësit safet gjici trajneri i ri i kukësit

Sondazh

Poll