Sport

Wolves mposht Tottenham-in, Mourinho xhindoset me skuadrën

1 Mars 2020, 16:36 Nga DOSJA
Wolves mposht Tottenham-in, Mourinho xhindoset me skuadrën

Tottenham ka humbur në shtëpi me rezultatin 2-3 ndaj Wolves. Një sfidë që duhej fituar, pasi ishte direkte për ekipet që pretendojnë në Europë. Mungesat e Son dhe Kane po ndihen shumë tek ekipi i Jose Mourinhos që humb 3 pikë të arta ditën e sotme.
Takimi nisi mirë për vendasit, pasi kaluan në avantazh që në minutën e 13′. Bergwijn dërgoi topin në rrjetë, por reagimi i miqve ishte i shpejtë me anë të Doherty.

Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej 1-1, Aurier shpiku një gol mjaft të bukur për t’i dhënë “Spursave” avantazhin e 2-1. Pjesa e dytë nisi me miqtë që ishin më kërkues. Ata arritën të barazonin rezultatin me anë të Jotas.

Sulmuesi i Wolves konkretizoi një aksion fantastik të tyre në minutën e 57′. Goli i dha zemër miqve që gjetën avatazhin me anë të Jimenez në minutën e 73′. Jota me një aksion individual mori krahun dhe nxorri të lirë shokun e tij që nuk gaboi. Wolves i merr vendin në klasifikim Tottenham-it.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mou premier league tottenham wolves mou premier league tottenham wolves

Sondazh

Poll