Sport

EURO 2020/Coronavirus shqetëson UEFA-n, mbledhje emergjente në Amsterdam

1 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA
EURO 2020/Coronavirus shqetëson UEFA-n, mbledhje emergjente në

AMSTERDAM-Emergjenca e Coronavirus troket edhe në dyert e Euro 2020. UEFA është shqetësuar duke organizuar një takim të jashtëzakonshëm në Amsterdam, me pjesëmarrjen e të 55 vendeve anëtare.

Asambleja urgjente pritet të mbahet ditën e martë, ndërsa synimi është që të diskutohet për eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit, kampionatin Europian që pritet të startojë në 12 qershor, por edhe takime të tjera.

Kjo pasi në mars pritet të luhen ndeshjet Play Off për të plotësuar edhe 4 skuadrat e fundit që do të marrin pjesë në Europian, ndërsa janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, mes të cilave Angli-Itali, në “Wembley”.

Presidenti i Federatës së Uellsit ndërkohë ka shprehur shqetësimin e tij për sfidën që do të luajnë përballë Italisë në “Olimpico’ të Romës, më 21 qershor, pasi ka theksuar se mbi të gjitha duhet menduar për shëndetin e njerëzve.

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus euro 2020 uefa coronavirus euro 2020 uefa

Sondazh

Poll