Aktualitet

DOSJA-Çili/ Betim Shkupi takoi prokurorin në Fier për të liruar kunatin, Adil Aliko dhe botuesi pinë kafe dhe u filmuan, ç

1 Mars 2020, 17:46 Nga DOSJA
DOSJA-Çili/ Betim Shkupi takoi prokurorin në Fier për të

TIRANË-Pak ditë pas arrestimit të kunatit të botuesit Henri Çili, Gazmir Ajdinaj, në Fier udhëtoi administratori i UET-së, Betim Shkupi. Dosja.al zbulon nga burime pranë grupit hetimor, se Çili kishte udhëzuar Shkupin të takonte një prokuror në këtë qytet dhe të kërkonte ndihmë prej tij për të liruar Ajdinajn, një nga personazhet kyçe të dosjes “Mezhgorani”. Po ashtu mësohet se takimi është filmuar nga agjentë që kanë ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të Ajdinajt. Një burim pranë grupit hetimor i pohoi në anonimitet Dosja.al se “Shkupi nuk arriti të kuptonte se po ndiqej. Ai u takua me prokurorin bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë të botuesit, në qendër të Fierit, por pa rezultat”.

Po ashtu nga vëzhgimi në terren, rezulton se është i provuar takimi mes Adil Alikos dhe Çilit. Ata janë takuar në Tiranë e më pas kanë konsumuar një kafe. Edhe ky takim është filmuar, dhe sipas burimit, ekzistojnë fotografi ku shihet botuesi Henri Çili teksa kalon rrugën me Adil Alikon, ky i fundit me një xhup të zi dhe mjekër të gjatë. Ndërhyrjet dhe lidhjet e botuesit në sistemin e drejtësisë sipas prokurorisë që e akuzon për 6 vepra penale janë të forta, aq sa jo më larg se sot u bë publike përplasja gjykatë-prokurori, gjatë seancës që po zhvillohet në Gjykatën e Përmetit ku pritet të jepen masat. 

Një ditë më parë avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, deklaroi se klientit të tij po i bëjnë padrejtësi dhe se Prokuroria e Përmetit është nxituar pasi nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Ndërsa vetë Henri Çili para Policisë i ka mohuar akuzat dhe ka theksuar se ato janë tërësisht të manipuluara. Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e së enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 28 persona të tjerë. Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Po kështu e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dy ditë më parë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili betim shkupi operacioni mezhgorani arrestohet henri cili betim shkupi operacioni mezhgorani

Sondazh

Poll