Aktualitet

“Benzi” përplaset me autobusin në Tapizë, vdes shoferi, gjashtë pasagjerë plagosen, mes tyre një foshnjë

1 Mars 2020, 17:13 Nga DOSJA
“Benzi” përplaset me autobusin në Tapizë, vdes

FUSHË KRUJË- Një person ka ndërruar jetë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tapizë, në afërsi të fshatit Dritas në aksion Tiranë- Fushë Krujë.

Dosja.al ka mësuar se një automjet i llojit ‘Benz” i ka prerë rrugën autobuzit me pasagjerë që po udhëtonte nga Tirana drerjt Shkodrës, duke bërë që ky i fundit të aksidentohej. Për pasojë, ka ndërruar jetë shoferi 59-vjeçar F.Xh., ndërsa gjashtë të tjerët janë plagosur. 

Mes të plagosurve ka burra, gra, të moshuar dhe gjithashtu ndodhet edhe një foshnje një vjeçe. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ajo që është bërë problem në këtë aksident ka qenë vonesa e autoambulancave. Në mënyrë urgjente nuk ka mbërritur as ambulanca e Fushë Krujës, që është vetëm pak kilometra larg Tapizës, dhe të palgosurit bashkë me të ndjerin kanë qëndruar në rrugë duke pritur autoambulancat e Kamzës dhe të Tiranës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende ne tapize aksident ne tirane-fushe kruje kruje tapizë aksident i rende ne tapize aksident ne tirane-fushe kruje kruje tapizë

Sondazh

Poll