Aktualitet

Testohen tre raste të reja për koronavirusin/ ISHP-ja: Rezultuan negative, kush vjen nga zonat e prekura të vetëkarantinohet

1 Mars 2020, 09:12 Nga DOSJA
Testohen tre raste të reja për koronavirusin/ ISHP-ja: Rezultuan

Tiranë- Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Ajo ka theksuar se ditën e djeshme dyshohej se 3 persona mund të ishin të infektuar, por analizat e tyre dolën negative.

“3 raste kanë rezultuar negativ. Janë testuar 29 raste të cilat kanë rezultuar negativë. Po kryhet monitorimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri. Ata që kanë ardhur nga rajonet e prekura të vetëkarantnohen për 14 ditë. Qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura të telefojnë në numrin 127, për të treguar nëse kanë shenja të koronavirusit apo nëse kanë pasur kontakte me persona të prekur”, u shpreh ajo.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani në botë janë regjistruar 2980 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi . Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 29 të vdekur dhe numri i të prekurve ka kaluar mbi 1 mijë. Në 7 ka shkuar nurmi i personave të infektuar në Greqi. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll