Aktualitet

Ngriti flamurin etnik mes Serbisë/ Pas daljes nga burgu, Ballist Morina do i bashkohet manifestimit të Metës: Mos hezito, eja

1 Mars 2020, 08:32 Nga DOSJA
Ngriti flamurin etnik mes Serbisë/ Pas daljes nga burgu, Ballist Morina do

Tiranë- Manifestimit të Presidentit Ilir Meta, i cili do të zhvillohet pasditen e nesërme, do t’i bashkohet edhe Ismail Morina, i cili njihet si Ballist Morina.

“Unë do të jem për herë të parë në një tubim të tillë, mos hezito, eja edhe ti”– shkruan ai në një postim në Intagram, teksa  publikon një pankartë, e shpalosur mbrëmjen e së premtes para stadiumit “Air Albania”.

Të gjithë e dimë ‘historinë e tij’ pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ngjarje për të cilën bëri burg. Pas lirimit nga burgu ai tashmë jeton në Itali, bashkë me familjen e tij.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Më herët, Presidenca njoftoi se manifestimi i së hënës do të zgjasë 2 orë, do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ballist morina thirrja e metës për 2 marsin ballist morina thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll