Aktualitet

“Ai që mbron Kushtetutën ai është burrë”/ Zef Deda thirrje për 2 marsin: Duhet të shkojmë patjetër, të mbrojmë fj

1 Mars 2020, 06:55 Nga DOSJA
“Ai që mbron Kushtetutën ai është burrë”/

Shkodër- Zef Deda është një tjetër personazh i njohur që do i bashkohet manifestimit të 2 marsit, të organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Aktori i njohur shprehet se ai që mbron Kushtetutën është burrë.

“Ta merr mendja që do jem, duhet patjetër me shku me datën 2. Me mbrojt kushtetutën se Kushtetuta për një komb është liria e fjalës, e veprimit, mendimit, prodhimit, forca e shpirti i tij. Ndaj të gjithë së bashku me datë 2 me mbrojt kushtetutën, ai që mbron kushtetutën, ai që mbron Kushtetutën ai është burrë”,  shprehet aktori Deda në një video të publikuar nga Presidenti Meta.

 

Edhe disa personazhe të tjera kanë deklaruar se do të marrin pjesë në manifestimine 2 marsit. Ndër ta është janë Sajmir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Presidenca ka njoftuar se manifestimi i së hënës do të zgjatë 2 orë do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta thirrja e metës për 2 marsin zef deda ilir meta thirrja e metës për 2 marsin zef deda

Sondazh

Poll