Bota

“Goditet ShBA” Shënohet viktima e parë nga koronavirusi

29 Shkurt 2020, 18:51 Nga DOSJA
“Goditet ShBA” Shënohet viktima e parë nga koronavirusi

SHBA-Burime zyrtare të SHBA, kanë raportuar se një person ka hmubur jetën nga koronavirusi duke shënuar dhe viktimën e parë në vend.

Sipas mediave të huaja ende nuk është bërë i ditur identiteti apo mosha e viktimës, por është mësuar se viktima ishte banues në “Washington DC”.

Në SHBA, janë konfirmuar vetëm tre persona të cilët ishin kthyer nga qyteti i Kinës, ndërkohë zyrtarët e lartë, kanë thënë se do të mbahet një koferencë shtypi për të diskutuar për masat mbrojtëse në vend.

Deri më tani koronavirusi është përhapur në 58 vende të botës, me mbi 85 mijë të infektuar dhe afro 3000 të vdekur.  Në Itali deri më tani janë regjistruar 29 viktima dhe 1128 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Në Shqipëri deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus coronavirus

Sondazh

Poll